SHARE

Një audiencë e gjerë e lexuesëve, janë pyetur nga faqja “Bookstr” se nëse do të ishit ngujur në një ishull, i vetëm dhe do të kishit mundësi të merrnit vetëm një libër, cili do të ishte ai? Përgjigjet si duket kanë qenë vërtetë të menduara gjatë. Njëra ndër përgjigjet që shumë lexues e kanë dhënë, ka qenë se është pothuajse e pamundur ta marrim vetëm një libër. Më poshtë i keni njëzet përgjigjet më interesante:

1. Jessica Mosley: “Do ta merrja vetëm Kindle tim (versionin online për leximin e librave). Është vetëm një libër ??? Askush nuk tha që përbajtja duhet të jetë vetëm në një libër. Edhe pse Kindle im pas disa ditës do të mund të mbetej pa bateri, ishujt e braktisur mund të kena elektricitet. Ose ndoshta mund ta gjejë ndonjë Kindle që mbushet me energji diellore.

2. Glen Seeber: “Do të merrja ndonjë libër që më tregon se si të ndërtojë një anije nga asgjë. Të ngujuar, ju kujtohet?”

3. Qurat Ul Ain Mehdi: “Ndonjë libër që do të më tregonte se si të mbijetojë me një ishull. Dhe ndoshta ndonjë libër të Harry Potter.

4. PatandJerry Martes-Upton: “Si ta mposht frikën nga uji dhe nga noti në distance të gjata”.

5. Rick Hoelzer: “Fjalor e Oxfordit për gjuhën angleze, natyrisht. Nëse do të kisha këtë, do të mund të shkruaja librin tim. Gjithmonë.”

6. OsvaldoAlderete: “Dashuria në kohën e Kolerës. Mund të peshkoj, të gjuaj, të ndez ndonjë zjarrë dhe të ndërtoj një strehimore, po gjithsesi më duhet ta mbaj zemrën gjallë me librin tim të preferuar.

7. BA Marshall: “Vetëm një?? Çfarë llojë anarkie është kjo??

8. @picazza71: “Unë thjeshtë do të mbytesha, sepse nuk mund ta zgjedh vetëm një libër”.

9. Srushti Victor: “Një libër të zbrazët, që të mund ta shkruja vetë një. Një vend ideal për të shkruar një libër”.

10. Karina Calderón: “Njëqind vjet vetmi”.