SHARE

Shumica prej nesh e dëshirojnë popullaritetin. Ne ëndërrojmë të jemi të dashur, të respektuar, të vlerësuar dhe të dëshirueshëm. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe nuk i arrijmë këto sepse ne i kërkojmë në vende të gabuara.

Shumica e njerëzve tërhiqen nga pozitiviteti dhe lumturia. Ne kërkojm miq që reflektojnë vetëbesim dhe emetojnë energji positive, sepse besojmë se në një mënyrë apo tjetër, kjo do të rezultojë në lumturinë tonë. Por positiviteti në vete nuk rezulton drejpërdrejt në lumturi. Si rrjedhim, ne nuk duhet të kërkojm për njerëz të lumtur. Ne duhet të kërkojmë për njerëz të mirë, sepse në të vërtetë, ne tërhiqemi nga mirësia. Filozofët Grekë e kanë ditur këtë por ne i kemi injoruar.

Aristoteli i ka shpjeguar tre lloje të njerëzve, të cilët na tërheqin ne: të mirë, të dobishëm dhe të kënaqshëm. Ai vazhdonte duke thënë se vetëm një lloj i shoqërisë do të na sjell lumturinë. Aristoteli shkruante se shoqëria e bazuar vetëm në dobishmëri apo kënaqësi është e paracaktuar të përfundoj keq sepse ajo nuk është e bazuar në besim dhe dashuri. Ajo është e bazuar në shfrytëzimin e tjetrit për kënaqësin vetanake. Prandaj, ne nuk duhet ti zgjedhim shokët vetëm sepse ata kanë arritur një pasuri të madhe materiale ose sepse janë njerëz me ndikim nga politika. Shoqërit e tilla vdesin shpejt.

Marëdhëniet e vetme shoqërore që mbijetojnë janë ato që mbështeten në vullnet të mirë dhe virtyt.

Aristoteli e definonte lumturinë si tërësi e veprimeve të vitytshme me të tjerët. Nëse të dy palët në një raport shoqëror e praktikojnë ushtrimin e virtytit, raporti shoqërorë mbijeton. Shokët e vërtetë e dëshirojnë vetëm të mirën për të mikun e tyre, dhe përderisa të dy palët e njohin mirësinë e njëri tjetrit, raporti shoqërorë do të jetë i sukseshëm. Por, për të gjetur shokë të mirë, ne duhe të jemi shok i mirë; prandaj ne duhet të jemi të mirë dhe të virtytshëm.

Pyeteni veten: “A dëshirojë të ju pëlqejë të tjerëve për atë që jam apo për atë që i’u ofroj atyre?”

Atëherë kur të mësohemi të bëhemi shok i vërtetë, ne gjithashtu bëhemi atraktiv edhe e rrisim popullaritetin tonë. Një shok i vërtetë e don tjetrin vetëm për hir të dashurisë dhe nuk vendos qëllime vetiake në raportin shoqërorë. Ne duhet ta zgjedhim mikun i cili na dëshiron vetëm sukses. I mençuri e di se shokët e tillë janë të rrallë; prandaj ne nuk duhet ta definojmë popullaritetin tonë nga numri i miqve, por nga virtytet e tyre.