SHARE

E di që ti je ende e re, por dua që ta kuptosh dhe ta mësosh këtë tani. Martesa mund të pres, edukimi jo. Ti je një vajzë shumë e zgjuar. Vërtetë je e tillë. Ti mund të bëhesh çkado që dëshiron Laila. E di këtë për ty. Dhe gjithashtu e di se atëherë kur kjo luftë të përfundojë, Afganistani do të ketë nevojë për ty po aq shumë sa edhe për meshkujt. Ndoshta edhe më shumë. Sepse një shoqëri s’ka asnjë mundësi për sukses nëse gratë e asaj shoqërie nuk janë të edukuara Laila. S’ka asnjë mundësi.

– Khaled Hosseini, “Njëmijë Diej Vezullues”