SHARE

Shitja e librave përgjatë këtyre viteve të fundit, dukej se ishte në rënië të vazhdueshme, përderisa librat online shiteshin gjithmonë shumë e më shumë. Ky trend e arriti efektin e tij falë gjeneratës digjitale, pasi kjo mënyrë e leximit u ka dhënë mundësin atyre që ta krijojnë bindjen se po e lexojnë një libër shpejt dhe vetëm me një “click” të butonit.

Por diçka interesant ndodhi në vitin 2016: sipas CNN, ky trend u përmbys. Shitja e librave digjitale në SHBA shënoi rënie për 19 % për gjatë gjithë vitit, përderisa shitjet e librave në kopje fizike shënuan një rritje për 8%.

Arsyet e kësaj rritjeje nuk janë ende shume të qarta. Librat e fëmijëve, librat për gatim dhe librat për ngjyrosje për të rriturit, janë të gjitha pjesë të përmbajtjes e cila funksionon shumë më mirë në kopje fizike, në veçanti kjo e fundit e cila është bërë shumë e popullarizuar viteve të fundit.

Është gjithashtu e mundur se përderisa njerëzit po mundohen ti limitojnë efektet negative nga qëndrimi i tepërt para ekranit, ata i kanë lënë anash tabletet dhe eLExuesit dhe i janë kthyer përsëri leximit tradicional të librit.

Trendi është shumë pozitiv për njerëzit të cilët e pëlqejnë ta ndiejnë librin në duart e tyre – shpresojmë se kështu do të vazhdojë edhe në vitin 2017.