SHARE

Edhe në mesin e popullit ka vend vetmia, vetmitarë gjen në radhët e fshatarëve të pasur, tek ata që shfrytëzojnë punën e të tjerëve, tregtarët janë duke kërkuar çdo ditë sa më shumë nderim, ç’nuk po bëjnë që të duken sa më të shkolluar pa qenë me shkollë, në të njejtën kohë këta gjithë më tepër po i përbuzin dhe po i mënjanojnë nga vetja zakonet e vjetra, madje edhe besimin e etërve.

Po kërkojnë të lidhen me princër, në një kohë që nuk janë tjetër vetëm se fshatarë të shprishur.

Sa shumë egërsi ndaj gruas ka në familje, ndaj fëmijëve, dhe të gjitha vijnë nga dehjet. Populli dehet me vodkë, nuk heq dot dorë prej saj. Kam parë në fabrika fëmijë dhjetë vjeç, të dobët, të sëmurë, të kërrusur dhe të shprishur para kohe. Po pse këto i duhen një shpirti njomëzak, siç është ai i fëmijës?

Atij i duhet diell, i duhen lodra fëmijësh, i duhet gjithkund shembulli i mirë dhe pak dashuri.

Fyodor Doystoevsky, “Vëllezërit Karamazov”