SHARE

Nëse mendon vetëm për veten,
mund të jesh njeri,
por jo human.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të ngresh një biznes të suksesshëm,
por je vetëm tregtar.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të fluturosh në qiell,
por nuk je pëllumb.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të bëhesh lider,
por je thjesht dështak i merituar.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të bëhesh polic,
por do dhunosh pa mëshirë.
Nëse mendon vetëm për vete,
mund të të kenë nën kontroll shumë lehtë.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të detyrojnë të punosh për ta,
e ti me shumë qejf do bëhesh spiun dhe servil .

Mund të bëhesh mësues,
por do analfabetosësh një rini engjëllore.

Madje mund të bëhesh edhe perëndi,
por do rrënosh kisha e xhami.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të bëhesh ambientalist,
por në fakt nuk do lësh më pyje në këmbë.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të bëhesh donator,
ama për të krijuar kulla katastrofike.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të bëhesh ministër i bujqësisë,
por do helmosh gjithë lumenjt.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të bëhesh ministër i kulturës,
por do shtrëmbërosh gjithë historinë.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të bëhesh perandor,
por do shkatërrosh një perandori të tërë.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të gjesh shumë shokë të rinj,
por do harrosh familjen.

Nëse mendon vetëm për vete,
mund të ecësh përpara,
por do shkatërrosh jetën tënde.

Nëse mendon vetëm për vete …

Shkruajti: Gerald Ramaj