SHARE

“Ju shihni lart, kur kërkoni të lartësoheni. Por unë shoh poshtë, sepse jam lart.”

“Mospërfillës, kryengritës, dhunues – kështu, kështu na dashuron mençuria; ajo është femër, dhe femra dashuron gjithnjë luftëtarin.”

“Unë në emër të dashurisë dhe të shpresës sime, po ju kërkoj: Mos e flakni kurrë heroin nga shpirti juaj! Quajeni të shenjtë shpresën tuaj më të lartë.”

“Shtet quhet më i ftohti ndër të gjithë përbindëshat e ftohtë. Ai është i ftohtë edhe kur gënjen; nga goja e tij zvarritet ky mashtrim: “Unë, shteti, jam populli.”

“Akoma është e lirë për shpirtrat e mëdhenj jeta e lirë. Vërtet, ai që pak zotëron aq më pak zotërohet, andaj bekuar qoftë varfëria.”

“Mos i ki zili këta bezdisës absolutistë, ti, o dashnor i së vërtetës! Kurrë, deri më sot, e vërteta s’ju është dhënë absolutistëve.”

Friedrich Nietzsche, “Kështu foli Zarathustra”