SHARE

“Njohja e errësirës tënde është mënyra më e mirë për tu marrë me errësirën e të tjerëve.”

“Secila formë e varësisë është e keqe, pavarësisht a është ajo alkool, morfinë apo ideologji.”

“Nuk mund ta arrish vetëdijen pa dhimbje.”

“Atje ku mençuria mbretëron, konflikti mes mendimit dhe ndjenjës nuk ekziston.”

“Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë nëse fillimisht nuk e pranojmë.”

“Atje ku dashuria sundon, nuk ka vullnet për pushtet, dhe atje ku pushteti dominon, dashuria mungon. Njëri është vetëm hije e tjetrit.”

“Të mendosh është e vështirë, prandaj shumica e njerëzve gjykojnë.”

“Duhet ta kem edhe anën e errët, nëse dua të jem i plotë.”

– Carl Gustav Jung