SHARE

Është mjaft e vështirë të gjenden librari të vjetra, për shkak se ato janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme, fatkeqësive natyrore ose s’kanë mundur t’i mbijetojnë krizave të ndryshme ekonomike.

Libraria “Bertrand”, Lisbonë

Por, një librari i’a ka arritur kësaj. Libraria Bertrand (The Bertrand Bookstore) në Lisbonë, ka qëndruar e hapur që nga viti 1732. Kjo do të thotë se ajo ekziston për 281 vite. Ajo për herë të parë ishte hapur nga Peter Faure dhe ishte mendur si qenër kryesore për artin dhe jetën intelektuale të Lisbonës. Përgjatë kohës, ajo është bërë nyja kryesore e zinxhirit të librarive “Bertrand”, zinxhir i cili sot ka mbi 50 pika të dyqaneve në Portugali.

Libraria “Bertrand”, Lisbonë

Lokacioni i tanishëm i kësaj librarie nuk është ai i njejti me atë të hapjes së parë. Nga viti 1755 kjo librari është rivendosur një lokacion të ri, për shkak se dyqani origjinal ishte shkatërruar nga një tërmet i madh, i cili e kishte gjithashtu e kishte shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit dhe ishte ky tërmet nga i cili ishte frymëzuar Volteri, për librin e tij “Candide”.

Libraria “Bertrand”, Lisbonë
Libraria “Bertrand”, Lisbonë