SHARE

“Lejoni të ketë hapësirë në bashkimin tuaj dhe lëreni frymën e qiejëve të vallëzojë mes jush. Dashurojeni njëri – tjetrin por mos e bëni dashurinë një marrëveshje: lërni atë më shumë të jetë një Det i levizshëm mes brigjeve të shpirtërave tuaj.

Mbusheni gotën e njëri – tjetrit por mos pini vetëm nga njëra gotë. Këndoni dhe vallëzoni bashkë dhe bëhuni gazmorë, por lëreni njëri – tjetrin të jetë vetëm. Edhe telat e lahutës qëndrojnë të vetëm edhe pse dridhen me të njejtën muzikë.

Jepeni zemrën tuaj, por jo në zotërimin e njëri – tjetrit, sepse vetëm dora e jetës mund ta nxë zemrën tënde. Dhe, qëndroni bashkë, por jo shumë afër njëri – tjetrit: sepse edhe shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara. Lisi dhe Bredhi nuk mund të rriten në hijen e njëri – tjetrit.”

– Kahlil Gibran, “Profeti”