SHARE

“Në shumicën e rasteve, përgjegjësia e lartëson njeriun.”

“Dëshpërimi i madh zgjon forcë të madhe.”

“Njerëzimi ose një pjesë e tij, pra një grup njerëzish nuk mund ta durojnë për një kohë të gjatë diktaturën e një njeriu, pa u mbushur me urrejtje për të.”

“Asgjë më shumë nuk e dobëson artistin, strategun e mbartësin e pushtetit se sa sukseset e përhershme. Vetëm kur dështon e sheh artisti raportin e vërtetë të tij me krijimtarinë, ndërsa strategu vetëm kur pëson disfatë i sheh gabimet e tij.

Vetëm kur nuk e adhurojnë mëson burri i shtetit që të vlerësoj drejtë situatën politike.”

“Vetëm fatkeqësia e thellon dhe e zgjeron njohjen e botës reale. Çdo lloj dëbimi është një mësim i ashpër, po të mëson ama.”

Stefan Zweig, “Joseph Fouche”