SHARE

Unë shkruaj, sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj, sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë normale.

Shkruaj, sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj, sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin, përveçse duke e ndryshuar.

Shkruaj, sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj, sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj, sepse jeta, bota, gjithçka, është pabesueshmërisht e bukur dhe mahnitëse.

Shkruaj, sepse nuk arrij të jem i lumtur, çfarëdo që të bëj. Shkruaj, për të qenë i lumtur.

Orhan Pamuk