SHARE

“Por një gjë dije, ngulite mirë në kokë për sa kohë që ajo arrin të mbajë mend: njeriun e tmerron vetmia. Dhe mes të gjitha llojeve të kësaj vetmie, vetmia morale është më e llahtarshmja.

Eremitët e parë jetonin me Zotin, ata bënin pjesë në botën më të populluar, atë të shpirtrave. Mendimi i parë i njeriut, qoftë ai me lebër apo i burgosur, mëkatar apo ulok, është: të ketë një shok në fatin e tij.

Në mënyrë që ai të mund të kënaqë këtë shtysë, e cila përbën vetë jetën, ai ushtron krejt fuqinë, krejt forcën e tij, energjitë e krejt jetës së tij.”

Honore de Balzac, “Vuajtja e shpikësit”