SHARE

Psikiatri zviceran Carl Gustav Jung (26 korrik 1875 – 6 qershor 1961), së bashku me mikun dhe më vonë rivalin e tij, Sigmund Freud, konsiderohen themeluesit e psikologjisë analitike moderne.

Jungu shpiki konceptet e vetëdijes kolektive dhe personalitetin e tipit introvert dhe ekstrovert.

Megjithëse u akuzua për ‘humbje shpirti’, Jungu e kishte një pikëpamje shumë më të zjarrtë për natyrën njerëzore sesa Freud dhe shkruante se “qëllimi i vetëm i ekzistencës njerëzore është ndezja e një drite në errësirën e qenies”.

Më 22 tetor 1959, në serinë e intervistave “Ball për ballë” të BBC-së, shfaqet gjithçka nga jeta dhe vepra e Jung. Në këtë intervistë të gjatë, Jung si tetëdhjetë vjeçar, flet rreth edukimit, fesë, ndërgjegjes, natyrës njerëzore dhe dallimeve të tij me Freudin, gjë që nxiti studimin e tij për llojet e personalitetit.

Që në hyrje të intervistës, Jung thekson së personaliteti fiks i njeriut është vetëm një mit:

Karakteri i njeriut nuk është statik. Ai ndryshon me rrjedhën e jetës”

Ky qëndrim i Jungut do ta ndante përfundimisht me mikun e tij, Sigmund Freud. Freud e bazonte natyrën njerëzore në instinkte, çka linte pak mundësi për ndryshime të karakterit me kalimin e kohës. Derisa Jungu ishte me i hapur në këtë pikë.

Ai e mbrojti idenë se psikologjia është arma më e fuqishme për ta kuptuar natyrën njerëzore. Rrjedhimisht edhe mjeti më i mirë për ta shpëtuar njerëzimin nga vetëshkatërrimi.

Por mbeti gjithmonë i etur kur është në pyetje njohja e natyrës njerëzore:

“Ne kemi nevojë për më shumë njohuri rreth natyrës njerëzore, sepse rreziku i vetëm që ekziston është ai që vjen nga vet njeriu – ky është rreziku më i madh, kurse ne mjerisht jemi të pavetëdijshëm rreth kësaj. Ne dimë shumë pak rreth njeriut, për të mos thënë, asgjë”

Por ndoshta pjesë ma e rëndësishme e intervistës është përfundimi në të cilin vije Jungu kur flet mbi ndikimin e teknologjisë tek jeta njerëzore. Në një kohë kur teknologjia gjithnjë e më shumë po e zëvendëson njeriun, ekziston rreziku real që jeta njerëzore të automatizohet dhe njeriu të shndërrohet në atë që Erich Fromm e quante si “shndërrimi i njeriut në qenie-automat”.

Natyrisht ndaj gjithë kësaj nuk ishte indiferent as Jungu:

BBC: Ndërsa bota po  bëhet më efikase në aspektin teknologjik, ndihet gjithnjë e më shumë nevoja dhe domosdoja e njerëzve që të afrohen mes vete. A mendoni se është e mundur që zhvillimi më i lartë i njeriut të arrihet me shkrirjen e individualitetit të tij në diçka të ngjashme si vetëdija kolektive?

JUNG:  Kjo është vështirë e mundur. Mendoj se ky largim mes njerëzve do të prodhoj reagime. E keni parasysh, njeriu është i paqëndrueshëm, i pafuqishëm. Njëherë, do të ketë reagime dhe unë e shoh se kjo veç është duke filluar. Kur mendoj për pacientët e mi, ata të gjithë janë në kërkim të vetvetes dhe duan që të sigurohen se nuk do të automatizohet edhe ekzistenca e tyre që do ta bënte jetën njerëzore të kot dhe të pakuptimtë. Njeriu nuk mund ta durojë një jetë të pakuptimtë.

Përktheu: Agon Sinanaj

 

(Ky shkrim është marrë nga Virtualsophists)