SHARE

Jam vegjetarian!

Ose ndoshta isha pasi u bëra.
Më mori uria, kisha ngrënë shumë pak, një copë sfungjeri blu në pilaf ma kishte vështirur atë ditë.

Hëngra një sufllaqe.
Po!
Me mish derri,
e dhjamosur si dreqi,
e yndyrosur…
Bah, tamam e zgjebosur.

Prit!
Dëgjova disa të shara.
Dikush po ofendonte një nënë,
s’i dihej se ç’kishte bërë i biri.
U mërzita!
Pagova atë të flamosur dhe ika.

Tashmë në rrugë.
Prapë të shara!
Disa fëmijë ishin kapur me “plakat” e tyre.
Boh more, s’kanë lënë gjë pa thënë.
E ç’faji kishin të shkretat?!
S’i dihet ku ishin, si ishin e pse ishin.
Ama për çudi, sa më shumë shaheshin,
aq më shumë duheshin.

E kapa!
Në këtë mënyrë ata forconin shoqërinë mes tyre.
Mora djathtas dhe u ktheva tek lokali që
shërbente si strofkulla ime e punës,
pronë e dikujt tjetër ky.
Prapë fyerje!

Nuk durova dot më, shava.
Nuk e di se kë por shava edhe unë.
Ndoshta nënën time!
Ndoshta edhe një mikun tim më të largët, ose më të mirë.
Mbase ata që pash aty.
Ose ty!

Për një gjë jam i sigurt,
isha i pavetëdijëshëm, veç kësaj,
e urrejta shumë atë veprim.
Ah po, mu kujtua,
shava veten time!

 

Autor: Gerald Ramaj