SHARE

Keni nevojë për një vend të qetë, larg të gjithëve por jo edhe larg dashurisë dhe magjisë së letërsisë? Jeff Lee and Ann Martin e kanë vendin ideal për ju.

Të inspiruar nga biblioteka ” Gladstone’s” e Wales-it, biblioteka “Rocky Mountain Land”, kjo biblitek është një vend për të jetuar në të, një vend ku natyra, librat dhe historia bëhen bashkë dhe ku shkrimtarët, studiuesit dhe kushdo tjetër mund të ti sjellë valixhet dhe të jetojë brenda saj për një kohë më të gjatë.

E vendosur në një “Ranch” të braktisur në Kolorado, Lee and Martin janë duke i renovuar strukturën e këtij “Ranchi” dhe janë duke e bërë gati për ta funksionalizuar si një bibliotek publike.

Ky hambar i kuajve planifikohet në një hapsirë brenda së cilës do të vendosen librat të cilat do të përmbajnë tema nga historia e minierave dhe tregëtin e tekstilit.

Kryesisht, kjo bibliotek do të fokusohet më shumë në Historin, Kulturën dhe Ekologjin e Amerikës Veriore. Lee and Martin tashmë veç i kanë grumbulluar një numër të caktuar të të librave me këto tema.

Shtëpia e parë majtas do të përdoret për akomodim, ndërsa ajo në mes për gatim.

Pamje të këtij “Ranchi” përgjatë lumit “South Plate”

“Ju mund të vini këtu, të lexoni një libër në këtë bibliotek dhe një pjesë tjetër të ditës mund të shpenzoni duke ecur nëpër tokat e “Ranchit” dhe ambientit rrethues. Është vërtetë një përvojë mësimi drithëruese dhe e paparë” thotë Lee.