SHARE

“Më premto se do më puthësh në ballë kur të vdes – besoj se do ta ndjej këtë.”

Ajo e lëshoi prap kokën në gjunjtë e Mariusit dhe i mbylli qepallat. Ai mendoi se ky shpirt i gjorë iku. Eponine mbeti e palëvizur.  Të gjitha përnjëherë, pikërisht në momentin kur Mariusi po mendonte se ajo ra në gjumë përgjithmonë, ajo ngadalë i hapi syt, në të cilët u paraqit thellësia e zymtë e vdekjes, dhe me një tonë –  ëmbëlsia e të cilit tashmë veç dukej që buronte nga ndonjë botë tjetër – i tha:

“Dhe me që ra fjala, zoti Marius, besoj se kam qenë një qik e dashuruar në ty.”

Victor Hugo, “Të Mjerët”