SHARE

Pas një renovimi me elemente moderne, ferma bashkë me shtëpi e familjës së Mark Twain-it në Connecticut është tani në shitje për 1.8 milion dollarë.

Kështu duket sot shtëpia ku kishte banuar Mark Twain

E vendosur në  Redding, Connecticut, kjo pronë është ferma në të cilën vetë Mark Twain ka qëndruar përgjatë dy viteve të fundit të jetës së tij, deri në vitin 1910.

I lindur si Samuel Langhorne Clemens, ky shkrimtar dhe gruaja e tij kishin katër fëmijë. Vajza më e vogël e tyre, Jean, vuante nga epilepsia. Për ta siguruar se familje po kujdesej për të, Twain e kishte blerë këtë fermë dhe e kishte emëruar si “Ferma e Jean-it”. Pronarët e tanishëm të kësaj ferme, të cilët këtë pronë e kishin blerë në vitin 2013, janë duke shikuar për ndonjë blerës të mundshëm.

Pamje nga ambienti i brendshëm i kësaj shtëpie
Banaku në mes i kuzhinës është i punuar nga druri shumë i rrallë “Butternut”.
Njëra nga dhomat e gjumit.
Një banjo ensuite
Pishinë e nxehtë e rrethuar me gjelbërim.