SHARE

“Kujtimi se së shpejti do të vdes është mjeti më i rëndësishëm të cilin ndonjëherë e kam hasur, për të ndihmuar të vendos për zgjidhjet e mëdha ne jetë.

Pothuajse gjithçka – të gjitha pritjet e jashtme, e gjithë krenaria, e gjithë frika nga turpërimi ose dështimi – të gjitha këto zhduken përpara vdekjes, duke e lënë prapa vetëm atë që ka vërtetë rëndësi.

Kujtimi se një ditë do të vdesësh është mënyra më e mirë të cilën unë e di, për ta shmangur grackën e mendimit se ke diçka për të humbur. Ju tashmë veç jeni të zhveshur.

Askush nuk dëshiron të vdes. Madje edhe ata që duan të shkojnë në parajsë, nuk dëshirojnë të vdesin për të shkuar atje. Por prap, vdekja është një destinacion të cilën të gjithë ne e ndajm. Kurr askush nuk i ka ikur asaj, dhe kështu edhe duhet të jetë, sepse me shumë gjasë vdekja është shpikja më e mirë e jetës. Është agjenti që e ndryshon jetën. Ajo e pastron të vjetrën për t’i bërë vend së resë.”

– Steve Jobs, pjesë nga fjalimi para studentëve të Universitetit Stanford, 2005.