SHARE

Shkenca ka arritur të gjejë se pse aroma e librave ndonjëherë është aq e parezistueshme. Disa studiues nga Kolegji Universitar per Trashëgimi të Qëndrueshme në Londër, e kanë kryer një eksperiment duke i pyetur pjesmarrësit se si ndjeheshin rreth disa aromave të ndryshme.

Mes tyre, natyrisht, ishte edhe aroma e librit të vjetër. Zbulimet e tyre pastaj u publikuan në Shkencën e Trashëgimisë.

Pa e ditur se çfarë po nuhasnin, pjesmarrësit në këtë eksperiment në shumicën e rasteve, aromën e librin e përshkruanin si aromë çokollate.

Ndërsa e dyta që më së shumti është cekuar ka qenë aroma e kafes. Sipas shkenctarëve, letra e vjetëruar i ka disa nga komponentet e njejta kimikale me kafen dhe çokollatën.

Në këtë kuptim, nuk është shumë befasuese se pse këta pjemarrës të këtij eksperimenti ishin në gjendje ta identifikonin këtë aromë familjare, meqenëse shumica e atyre që e pëlqejnë leximin, e pëlqejnë edhe çokollatën gjithashtu.