SHARE

Mundi i kumarxhiut asnjëherë nuk kuptohet nga të tjerët. Përkundrazi përçmohet dhe mallkohet nga ata që se kuptojnë dhe që i bien rrotull rrugëve që ka lojëra të fatit. Ama aty ka shumë mund dhe përkushtim që nuk ke sesi e mohon.

Sot, jam i dërrmuar nga një natë e lodhshme sfide dhe guximi për ta sfiduar fatin. Pak, nga të tjerët, kuptohet kjo. Fati të lodhë, të dërrmon, sidomos atëherë kur je në përpjekje për ta ndryshuar atë.

Dhe jo rastësisht kjo lodhje shndërrohet në lojëra të tilla që do ti quaja hedhje zaresh. Vetëm ata të cilët i dorëzohen fatit nuk e dëshirojnë këtë luftë të vazhdueshme. Por e keqja e këtyre lojërave të fatit është që edhe këto janë njëfarë gjysmë-dorëzimi. Përmes tyre njeriu i ik përballjes reale duke u marrë me një përballje fiktive, siç janë zaret.

Por, ajo që kam mësuar nga zaret është që edhe vet jeta është hedhje zaresh. Aty gjithçka është e kotë; si në lojë, ashtu edhe në jetë. Humbja e lojës dhe vdekja janë të pashmangshme. Por, njeriu si njeriu më!. Ai kurrë nuk ndalet së hedhuri zaret.

Mesnatë..

 

(Marrë nga Virtualsophists)