SHARE

“Ishte gjuha e pastërt e botës. Ajo s’kishte nevojë për shpjegime. Ajo që djaloshi e ndjeu në atë moment ishte ajo që ai ishte në praninë e të vetmes grua në jetën e tij, dhe këtë, pa pasur fare nevojë për fjalë, e njohu edhe ajo. Ai ishte i sigurt për këtë më shumë se për çdo gjë tjetër në botë.

Atij i ishte thënë nga prindërit dhe nga gjyshërit se ai duhet të dashurohej dhe ta njihte vërtetë dikë para se të përfshihej në të. Por ndoshta njerëzit që ndjehen kështu nuk e kanë mësuar kurrë gjuhën univerzale.

Sepse, kur ju e njihni atë gjuhë, është e lehtë ta kuptosh se dikush në botë të pret ty, pavarësisht nëse është në mesin e shkretëtirës ose në ndonjë qytet të madh. Dhe kur dy njerëz të tillë takohen me njëri-tjetrin, dhe syt e tyre ndeshen, e kaluara dhe e ardhmja bëhen të parëndësishme.

Ekziston vetëm ai moment, dhe ajo siguria e pabesueshme se çdo gjë nën këtë Diell ka qenë e shkruar nga vetëm një dorë. Është dora e cila e ngjall dashurinë, dhe e krijon një shpirt binjak për secilin person në botë.

Pa një dashurië të tillë, ëndërrat e njeriut nuk do të kishin kuptim.”

Paolo Coelho, “Alkimisti”