SHARE

“Unë jam një ëndërrimtare. Unë di aq pak nga jeta e vërtetë sa që thjesht nuk do të mund të ndihmoja për ti ri-jetuar momentet e tilla si këto të ëndërrave të mia, sepse momente të tilla janë diçka që unë i kam provuar shumë rrallë.

Unë do të ëndërroj për ty gjatë gjithë natës, gjatë gjithë javës dhe gjatë gjithë vitit. E ndjej se të njoh aq mirë sa që më mirë nuk do të kisha njohur edhe sikur të kishim qenë miq për njëzet vite. Vetëm dy minuta dhe ti më bëre të lumtur përgjithmonë. Po po, të lumtur.

Kush e di, ndoshta ti më ke pajtuar mua me vetën time, duke i zgjidhur të gjitha dyshimet e mia.

Kur u zgjova, me dukej se një mbërthim melodie të cilën e kisha njohur për kohë të gjatë, që e kisha dëgjuar por kisha harruar se ku e kisha dëgjuar, një melodi e një ëmbëlsie të madhe, që ishte duke ardhur prap te unë. Më dukej se ajo kishte tentuar tërë jetën të shfaqej nga shpirti im.

Nëse dhe kur të biesh të dashuri, shpresoj që do të jesh i lumtur me të. Nuk kam nevojë t’i uroj asaj asgjë, sepse ajo do të jetë e lumtur me ty. Shpresoj që qielli i juaj do të jetë gjithmonë i kthjellët dhe se buzëqeshja juaj e dashur do të jetë gjithmonë shkëlqyese dhe e lumtur.

Shpresoj që do të jeni gjithmonë të bekuar për atë moment hareje dhe lumturie që i’a keni dhënë një zemre të madhe dhe të vetmuar. A nuk është një moment i tillë i mjaftueshëm për plotëninë e jetës së dikujt?”

–  Fyodor Dostoyevsky, “Netë të bardha”