SHARE

Nëse do të tentosh, shko deri në fund. Përndryshe, as mos provo. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e të dashurës, gruas, humbjen e të afërmve e ndoshta edhe humbjen e mendjes tënde.

Kjo mund të nënkuptojë të mos hash për tre ose katër ditë. Mund të nënkuptoj ngirjen në një ulëse parku. Mund të nënkuptoj burgun. Mund të nënkuptoj përqeshjen – izolimin.

Izolimi është dhurata. Të gjitha të tjerat janë test për qëndrueshmërinë tënde, se sa në të vërtetë dëshiron ta bësh atë. Dhe, ju do ta bëni, pavarësisht refuzimit ose mundësive të këqija, dhe kjo do të jetë ndjenja më e mirë nga çdo gjë tjetër që mund ta imagjinosh.

Nëse do të tentosh, shko deri në fund. Nuk ka asnjë ndjenjë tjetër sikur ajo. Ti do të jesh i vetëm me Zotat.

Charles Bukowski, “Factotum”