SHARE

“Forca e një dashurie nuk mund të matet kurrë saktë kur njeriu e vlerëson atë nga forca që e lind dhe jo nga tensioni që ndjehet më parë, nga ajo hapësirë e zgavërt dhe e errët zhgënjimi e vetmie, që u paraprin të gjitha ngjarjeve të mëdha të zemrës.

Edgarin e mundonte prej kohësh pesha e tejrëndë e ndjenjave të pakonsumuara dhe tani ai u derdh krahëhapur drejtë njeriut, të parë, që dukej se e meritonte dashurinë.”

Stefan Zweig, “E fshehta përvëluese”