SHARE

“Ekzistojnë dy motive për ta lexuar një libër: njëri është që ju e shijoni atë, ndërsa tjetri është që ju mund të mburreni që e keni lexuar atë.”

“Interpretimi i një budallai për atë që një i mençur e thotë, nuk mund të jetë kurrë i saktë, sepse budallai, në mënyrë të pavetëdijshme, atë që e dëgjon e përkthen në atë që mund ta marr vesh.”

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”

“Frika kolektive e stimulon instiktin e tufës dhe është e prirur të prodhoj egërsi drejt atyre që nuk konsiderohen si pjesë e saj.”

“Njerëzit që janë vërtetë mendje lartë, janë indiferentë ndaj lumturisë, në veçanti ndaj lumturisë së personave të tjerë.”

“Në çdo gjë që je i mirë i kontribuon lumturisë.”

“Jeta e mirë inspirohet nga dashuria dhe udhëzohet nga dija.”

“Njëra nga gjërat e dhimbshme të kohës sonë është se ata që ndjehen të sigurtë janë budallenjë, ndërsa ata kanë imagjinatë dhe mirëkuptim janë të mbushur me dyshime dhe pavendosmëri.”

“Dogmatizmi është pengesa më e madhe e lumturisë njerëzore.”

“Dashuria mund të lulëzoj vetëm për aq kohë sa ajo është spontane dhe e lirë; ajo është e prirur të shkatërrohet nga ideja e obligimit; Të thuash se është detyra e juaja të dashuroni kështu e ashtu, është mënyrë më e sigurt që të shkaktosh urrejtjen e atij ose asaj.”

Bertrand Russell