SHARE

– ‘E kisha përgatitur mendjen time se do ta gjeja dikë që do të më dashurojë pa kushte, 365 ditë brenda një viti. Isha ende në shkollën fillore – në klasën e gjashtë ose të shtatë – por e kisha përgatitur mendjen time ashtu.’

– ‘ Wow’, thashë unë. ‘Ai i’a vlejti kjo pritje?’

– ‘Kjo është pjesa e vështirë’, tha Midori. Ajo e vështroi për një moment tymin që ngritej, duke menduar. ‘Mendoj që kam pritur për kohë të gjatë dhe kam qenë duke e kërkuar të përkryerën. Kjo e ka bërë të vështirë këtë.’

– ‘Ke pritur për dashurinë e përkryer?’

– ‘Jo, jam duke e kërkuar egoizmin. Egoizmin e përkryer. Sikur për shembull, kur ju them se dua të ha një kek dredhëze të shkrifët. Ju ndaloni prej çfarëdo që ishit duke bërë dhe vraponi për të ma blerë atë mua. Dhe ktheheni i mbushur frymë, i ulur në gjunjë duke e mbajtur atë Kek drejt meje. Dhe të them se nuk e dua më dhe e hedh atë nga dritarja. Kjo është ajo që jam duke e kërkuar.’

– ‘Jam i sigurt se kjo s’ka të bëjë asgjë me dashurinë’, i thash unë me njëfarë habie.

– ‘Po, ka të bëjë’, tha ajo. ‘Ju vetëm nuk e dini. Ekzistojnë periudha në jetën e një vajze kur gjëra të tilla kanë rëndësi të jashtëzakonshme.’

– ‘Gjëra si kjo kur e hedh kekun e dredhëzave nga dritarja?’

– ‘Pikërisht. Dhe kur ta bëjë këtë, dua që ai të më kërkoj falje. “Tani e shoh Midori se çfarë budallai kam qenë! Duhej ta kisha ditur se ti do ta humbasësh dëshirën për kek të dredhëzave. Unë nuk kam asgjë përveç se inteligjencën dhe ndjeshmërine e një majmuni. Për ta shlyer këtë, unë do të shkoj dhe të të blej diçka tjetër. Çfarë do të dëshironit? Çokollatë? Tortë?”

‘E çfarë pas kësaj?’

‘Pas kësaj unë do i’a jepja gjithë dashurinë që e meriton për atë që e ka bërë.’

‘Mua më duket çmenduri.’

‘Për mua, kjo është dashuria.’

Haruki Murakami, “Pylli Norvegjez”