SHARE

“E di që je shpirtmirë, por bash këtu qëndron edhe faji ynë, krimi ynë, se jemi treguar aq shpirtmirë, aq naivë, dhe kështu të tjerët kanë bërë me ne ç’u ka dashur qejfi. Jo, i dashur, tani s’ka më, për mua kjo ka marrë fund.

S’dua të dëgjoj më se ka të tjerë që janë më keq, se unë paskam pasur ‘fat’ që i kam kockat në vend dhe eci pa paterica. S’dua të dëgjoj më se duhet të kënaqem që jam gjallë e që kam për të ngrënë dhe e kështu gjithçka na qenka në rregull!

Nuk besoj më tek asgjë, as te Zoti, sa te shteti, dhe as te ndonjë diçka tjetër në këtë botë, s’besoj më në asgjë.

Për aq kohë sa s’do ta ndjej se kam siguruar atë që më takon, të drejtën time për të jetuar, për aq kohë sa s’do ta kem këtë të drejtë, do të them se më kanë grabitur, se më kanë mashtruar.

S’do të përkulem para se të jem i sigurt që po jetoj jetën time të mirëfilltë dhe jo të jetoj me mbeturinat që hedhin ise vjellin të tjerët. E kupton dot këtë që po them?

Stefan Zweig, “Dehje nga metamorfoza”
(Përkthyer nga Aristidh Ristani)