SHARE

“Miqësia është diçka aq e lartë, aq e bukur në çiltërsinë e saj, sa ajo të shumtën nuk ka shkak apo shkas fillimi. Ajo buron vetvetiu, në fillim si gurgullimë përrocke, e pastaj gjithnjë e më fuqishëm, si amshim oqeani.

Ajo është një dashuri e idealizuar, një gudulisje ndjenjash fisnike. Për dallim nga dashuritë e tjera të cilat në thelb kanë përzierje të huaja, ajo formësohet në brendësi e jashtësi vetëm nga mirësia.”

Besnik Domi, “Jetë e pajetuar”