SHARE

“Pa rrezik, kurrë asgjë e madhe nuk është arritur.”

“Luani nuk mund ta mbrojë veten nga kurthet e as dhelpra nuk mund ta mbrojë veten nga Ujqërit. Prandaj ju duhet të dini të jeni Dhelpër për ti njohur kurthet dhe Luan për frikësuar Ujqërit.”

“Metoda e parë për ta vlerësuar inteligjencën e një udhëheqësi është të shikosh çfarë njerëz ka përreth.”

“Njerëzit udhëhiqen nga dy impulse kryesore: nga dashuria ose nga frika.”

“Njeriu kurrë nuk bënë mirë, përveç atëherë kur është i detyruar të veprojë ashtu; por kur ata janë të lirë të zgjedhin dhe mund të veprojnë ashtu siç dëshirojnë, çoroditja dhe rrebelimi bëhen të shfrenuar.”

“Njeriu më shpejt e harron vdekjen e prindit se sa humbjen e trashëgimisë së tij.”

“Njerëzit janë mosbesues. Ata nuk besojnë kurrë në diçka të re, nëse nuk e provuar atë vetë.”

“Kështjella më e mirë që një sundimtar mund ta keta është dashuria e popullit ndaj tij.”

“Njeriu ose duhet të trajtohet me zemërgjerësi, ose duhet të shkatërrohet, sepse për lëndimet e lehta ata hakmerren, por kurrë nuk e bëjnë një gjë të tillë për ato të rëndat.”

“Në luftë njeriu plaçkitet nga armiku i tij, në paqe ai plaçkitet nga mercenarët.”

Niccolò Machiavelli