SHARE

“Për të qenë një filozof i mirë, njeriu duhe të ketë dëshirë të madhe për të njohur, të kombinuar me vëmendjen e madhe kundrejt të besuarit të asaj që njeh, por duhet të ketë gjithashtu mprehtësinë logjike dhe shprehinë e të menduarit të saktë. Natyrisht, të gjitha këto kanë shkallën e vetë.

Në mënyrë të veçantë, paqartësia, në njëfarë mase, i takon ose prek të gjithë mendimin njerëzor. Ne mund ta pakësojmë atë përherë e më shumë, por nuk mund ta zhdukim kurrë tërësisht. Po ashtu dhe filozofia është një veprimtari e vijueshme dhe jo diçka, në të cilën mund të arrijmë përsosmërinë njëherë e përgjithmonë.

Në këtë këtë drejtim, filozofia ka vuajtur nga bashkëshoqërimi i saj me teologjinë. Dogmat teologjike janë të pandryshueshme dhe ortodoksët për to nuk shohin asnjë mundësi përmirësimi. Edhe filozofët kanë provuar shpesh herë të krijojnë sisteme të ngjashme përfundimtare – ata nuk janë mjaftuar me përqasjet graduale që kënaqin njerëzit e shkencës.

Këtu më duket mua se kanë gabuar. Filozofia duhet të jetë e pjesshme dhe e përkohshme si shkenca, e vërteta e madhe i takon qiellit e jo kësaj bote.”

 

– Pjesë e shkëputur nga libri “Një përvijim i filozofisë”,
Autor: Betrand Russell
Përkthyer në shqip nga Daut Gumeni