SHARE

Profesorët nga Universiteti i Hardvardit vazhdimisht lexojn dhe u sygjerojnë libra studentëve të vetë. Prandaj ata kryesisht i njohin librat e mirë.

Duke e pasur parasysh këtë fakt, “Bussines Insider” i ka pyetur këta profesorë për ta ndarë librin të cilin ata mendojnë se duhet të lexohet nga secili student në vitin 2018.

Paneli i cili e ka bërë këtë rekomandim janë profesorë që kanë qenë Laureat për çmimin Nobel, shkenctarë, ekonomistë dhe fitues të çmimit prestigjioz “Pulitzer”. Librat që këta i kanë zgjedhur kanë qenë po aq të ndryshëm sa edhe sfondi i tyre profesional.

Në vazhdim i keni titujt të cilët këta profesor mendojn se duhet ti lexoni në vitin 2018:


“Anna Karenina” nga Leo Tolstoy

“Jam duke e rilexuar “Anna Kareninën”. Nuk ekziston asnjë novel më e mirë rreth asaj se si gratë – dhe nuk mendoj vetëm për Annën – elitare, inteligjente dhe të edukuara, janë të injoruara, të shtypura dhe kanë shumë pak mbështetje. Gratë janë kujdestare, të ndjeshme. Gratë e mbajnë shoqërinë të bashkuar dhe ofrojnë shpëtim madje edhe atëherë kur për këtë, kreditet i marrin priftërinjtë.

Kjo novel e Tolstoyt është po aq relevante ashtu siç ka qenë gjithmonë. Si një vi anësore, njeriu gjithashtu mëson për ndryshimet taktike në agrokulturë dhe se si ti inkurajojnë punëtorët për ti pranuar ato. Por ka edhe më shumë… kjo është pa dyshim novela më e mirë që është shkruar ndonjëherë dhe e denjë për tu ri – lexuar vazhdimisht nga të gjithë ne.”

– Claudia Goldin, historiane e ekonomisë dhe ekonomiste e punës, autore e “Women Working Longer: Increased Employment at Older Ages”


“Ndërkombëtarët” nga Oona Hathaway dhe Scott Shapiro

“Ndërkombëtarët” nga studiuesit ligjorë Oona Hathwëay dhe Scott Shapiro, e shpjegojnë fenomenin për të cilin ju me shumë gjasë nuk e keni ditur që ekziston – dobësimin e luftës dhe pushtimit ndërshtetërorë – me një ngjarje historike e cila me shumë gjasë mund të ju duket e quditshme: Pakti i Paqes i Parisit i vitit 1928, i cili luftën e ka shpallur si jo – legale.

“Në librin e tyre të flaktë dhe të pasur me dëshmi, ata e bëjnë një rast të besueshëm. Dhe, njësoj sikur libri “Përplasja e qytetërimeve” dhe “Fundi i Historisë”, ky libër e paraqet një vizion gjithëpërshirës të skenës ndërkombëtare.”

– Steven Pinker, Profesor i Psikologjisë në Universitetin i Hardvardit dhe autor i dhjetë librave, duke përfshirë edhe librin e ardhshëm “Enlightenment Now: The Case for Reason, Science, Humanism, and Progress.”


“Thjeshtë faleminderit” nga Bryan Stevenson

“Unë ju sygjeroj “Thjeshtë faleminderit” nga Bryan Stevenson.

– Stephen Greenblatt, Profesor i gjuhës angleze, fitues i çmimit “Pulitzer” dhe autor i librit “The Rise and Fall of Adam and Eve”


“Teoria e ndjenjave morale” nga Adam Smith

“Secili student i ekonomisë e di librin “The Wealth of Nations”, por ky libër më i hershëm e paraqet një pikëpamje shumë më të pasur dhe më të larmishëm të natyrës njerëzore.”

– Eric Maskin, ekonomist, laureat i çmimit Nobel në vitin 2007, dhe autor i librit “The Arrow Impossibility Theorem”


“Robot-Proof” nga Joseph Aoun

“Edukimi i lartë në epokën e inteligjencës artificiale”

– Ej Corey, kimist organik, laureat i çmimit Nobel në vitin 1990, dhe autor i librit “Molekulat dhe Medicina”