SHARE

Një nënë angleze ka bërë bujë të madhe pas thirrjes së saj për ta larguar nga kurrikulat e librave të shkollës fillore “Bukuroshen e fjetur”, për shkak se kjo përrallë e përçon një mesazh të papërshtatshëm seksual.

Sarah Hall nga Northumberland Park, afër Newcastle, thotë se kjo përrallë i mëson fëmijëve se është në rregull ta puthësh dikë përderisa është duke fjetur.

Kjo nënë e kuptoi qështjen përderisa ishte duke lexuar një libër shkollor për Benin, djalin e saj gjashtë vjeçar, libër i cili ishte i bazuar mbi tregimin tradicional për “Bukuroshen e fjetur.”

“Mendoj se është një qështje e veçantë tek tregimi “Bukuroshja e fjetur” për shprehinë seksuale dhe pëlqimin” ka thënë ajo për një gazetë lokale.

Kjo nënë 40 vjeçare ka kontaktuar me shkollën e djalit të saj, dhe ka kërkuar që të largohen librat të cilat e shfaqin këtë tregim dhe gjithashtu ka shkruar edhe nje Tëitter për këtë qështje.

“Në shoqërinë e sotme, kjo është e papërshtatshme” ka shtuar ajo. “Djali im është vetëm gjashtë vjeçarë dhe ai absorbon çdo gjë që sheh, dhe këtë tregim nuk është se mund ta transformoj në një bised konstruktive.

Nuk mendoj se do të ishte plotësisht në rregull nëse kjo përrallë largohet plotësisht nga të gjitha kurrikulat. Në fakt, mendoj se do të ishte një burim i mirë për fëmijët më të mëdhenjë, me të cilët mund bisedosh rreth kësaj qështje, dhe se si mund të jetë ndier princi në ato momente.

Por unë jam shumë e shqetësuar për fëmijët e vegjël, sepse nuk e di nëse do ishte bisedë e këndëshme të bisedohet me ta për këso qështje.”

Hall ka folur gjithashtu edhe për kampanjën #MeToo kundër ngacmimit seksual, e cila është duke u zhvilluar në Angli, për të cilën thotë se pa këtë kampanjë ajo nuk do ta vërente mesazhin që ndodhet në këtë përrallë.

“Ekzistojnë indikacione që tregojnë se sa e ngulitur është kjo lloj shprehie në shoqëri”, ka thënë ajo. “Të gjitha këto gjëra të vogla mblidhen dhe në fund e bëjnë dallimin” është shprehur Hall.