SHARE

Charles Bukowski, “laureati i Amerikanëve që bëjn jetë të lirë” – mbetet një figurë përçarëse edhe njëzet vite pas vdekjes së tij. Novelat e tij me humor ndërluftues dhe të zi, rrëfimet dhe poemat e tij hedhin një sy të zellshëm mbi amerikanët dhe karakteri i tij prej alkoolisti, e etiketon atë si një shkrimtar i ‘dëbuar”.

Në mënyra të ndryshme, ai ishte gjykuar si simpatizues i nazistëve, një Anti – Semit etj. Prodhimtaria e tij e stërmadhe, ndonjëherë , për të qenë të sinqert, e një cilësie të paqëndrueshme – prej 50 deri në 60 libra – është një arsye për këtë mospërfillje kritike.  Një arsye tjetër mund të jetë shkalla në të cilën disa nga veprat e tij – veçanërisht poemat e tij – janë deformuar pas vdekjes dhe në mënyrë të pandjeshme janë pastruar nga vulgariteti i tij i mprehtë dhe blasfemia.

“Disa nga ndryshimet janë aq të tmerrshme, sa që janë pothuajse të turpshme”, ka thënë Abel Debritto, redaktuesi i koleksionit të fundit të poezive të Bukowskit. “Ky libër është Bukowski i çiltër, i vërtetë dhe i gjallë. Këtu është Bukowski i butë, i trupshëm, plaku i ndyrë, Bukowski që ngre sytë drejtë shkrimtarëve të tjerë, Bukowski që është i dashuruar me gratë”, ka thënë Debritto.

Bukowski e shpjegoi modusin e tij poetik – dhe pikëpamjen e tij për poezin moderne – në një numër të deklaratave mjaft të ashpra. Poezia, thoshte ai, “është një produkt i rremë. Ka qenë e rreme dhe e vdekur për shekuj me radhë. Ajo është e mbi – çmuar. Ajo është një mashtrim… Tek ajo nuk ka asgjë të shenjtë. Ajo është thjeshtë një punë, njësoj sikur prerja e barit.”

Shumë nga poemat e tij, përshkruese në strukturë dhe zakonisht në vetën e parë, mund të ndjehen si copëza nga tregimet ose poemat e tij.

Në këtë koleksion, ne e marrim aromën e plotë të preokupimeve të tij – hendekun mes shtresave, jetën e klasës punëtore, shkrimin dhe shkrimtarët, seksin, absurdin e kohës, lexuesit e tij dhe njerëzimin.

Disa nga poemat e tij, siç është ajo me titullin “Tough Luck” – “E kujtoj kohën në kampin e burgimit në Gjermani/ ata ishin të dobishëm në kohën kur s’kishte gra” – duket se janë dizajnuar për të ofenduar. Të tjerat, si ajo me titullin “Love Song” – “Unë e kam gëlltitur farën/ qimen / e kyçur në këmbët e tua” – e reflekton dëshiron e tij për ta liruar poezin nga ajo që ai e quante “anti – jetë, anti – e vërtetë”.

Në këto poema, Bukowski vërtitet rreth panoramës së plotë të shprehive njerëzore, një qasje që thotë se dikush mund të bëjë drejtësi vetëm nëse e zhyt veten plotësisht në vetë poezinë. Larg nga tytat – gërryese – akuzë kjo që zakonisht i drejtohet poezive të Bukowskit – këto shpesh janë mjeshtërisht argëtuese, kremtim i asaj që kritik e quajnë “estetika e ngjarjeve të vogla”.

 

Përgatitur nga: Alasdair Lees (The Independent)
Përkthyer nga: Shkumbin Nebihi