SHARE

“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve vetëm ekzistojnë. Kjo është e gjitha.”

“Nëse nuk mund ta shijoni një libër duke e lexuar përsëri e përsëri, nuk ka fare ndonjë dobi nga leximi i tij.”

“E vërteta rrallë është e pastërt dhe kurrë nuk është e thjeshtë.”

“Shumica e njerëzve janë persona të tjerë. Mendimet e tyre janë opinionet e dikujt tjetër, jetët e tyre një imitacion, pasionet e tyre një citim.”

“Gratë janë bërë për tu dashuruar, jo për tu kuptuar.”

“I dua burrat që e kanë një të ardhme dhe gratë që e kanë një të kaluar.”

“Si mund të pres një grua të jetë e lumtur me një burrë i cili insiston ta trajtoj atë sikur ajo të ishte një qenie njerëzore krejtësisht normale?”

“Publiku është shumë tolerant. Ai falë çdo gjë, përveç gjenialitetit.”

“Çdo gjë e famshme është e gabuar.”

“Ajo sillet sikur të ishte e bukur. Shumica e femrave amerikane sillen kështu. Ky është sekreti i sharmit të tyre.”

“Mes burrit dhe gruas nuk është e mundur miqësia. Ekziston pasioni, armiqësia, admirimi, dashuria, por kurrë miqësia.”

“Iluzioni është i pari nga të gjitha kënaqësitë.”

“Kur një grua martohet përsëri, kjo ndodh sepse atë e neverit burri i parë. Kur një burrë martohet për herën e dytë, kjo ndodh sepse ai e ka admiruar gruan e parë. Gratë e provojnë fatin e tyre; burrat e rrezikojnë atë.”

“E shoh kur një burrë e dashuron një grua. Ai jep por shumë pak nga jeta e tij. Por ama kur gratë dashurojnë, ato japin gjithçka.”

“Patriotizmi është virtyt i të ligëve.”

Oscar Wilde