SHARE

Edward Newenham ishte politikan irlandez dhe deputet në parlamentin e këtij shteti. Ai njihej si burrë me pikëpamje moderne, i cili angazhohej për reformimin e parlamentit brenda limiteve të kushtetutës. Ai i takonte vijës strikte protestante. Përveç tjerash, ai njihej edhe si mik i Presidentit Amerikan, George Washington, me të cilin shkëmbenin letra kohë pas kohe.

Në vitin 1972, në Irlandë kishte filluar dhuna mes Protestantëve dhe Katolikëve, për të cilën presidenti amerikan i kishte shkruar një letër personale mikut të tij, deputetit Newnham.

Ajo që vërehet në këtë letër është mendimi i presidentit amerikan rreth religjionit si dhe dëshpërimi i tij që politikat e asaj kohe nuk kishin rezultuar mjaftueshëm të dobishme për ta mbajtur të ftohur zjarrin e ndjenjave fetare.

Në vazhdim po ju paraqesim letrën e plotë:

“Më ka ardhur keq nga ajo pamje e zymtë të cilën ma keni përshkruar në letrën tuaj të Dhjetorit, rreth disa qështjeve në vendin tuaj; por shpresoj që gjërat të mos shkojnë deri aty sa të arrestoheni edhe ju.

Nga të gjitha armiqësitë që kanë ekzistuar mes njerëzve, ato të cilat shkaktohen nga një dallim në ndjenjat fetare, duket se janë më të dhimbshmet dhe më të pa – përmirësueshmet, dhe gjithashtu duket se janë edhe më të vjetëruarat.

Më mbante shpresa se politikat e mençura dhe liberale, të cilat e kanë shënuar epokën tonë, të paktën do ti kenë pajtuar mes vete të krishterët e të gjitha besimeve, dhe se ne kurrë më nuk do të shihnim që kontestet fetare të mbarten në një arenë të tillë që do ta rrezikonte paqen e gjithë shoqërisë.”

George Washington, “Shkrime”