SHARE

“Gabimi të cilin të gjitha gratë e bëjnë. Pse nuk mundeni ju gra, të na dashuroni neve, fajet tona dhe gjithçka tjetër? Pse na vendosni neve në piedestale të tmerrshme?

Të gjithë, si burrat ashtu e gratë, këmbët i kemi nga balta; por atëherë kur ne, burrat, i dashurojmë gratë, ne i dashurojmë duke u’a njohur dobësitë, budallallëkun, papërkryeshmërinë, i duam gjithnjë e më shumë, ndoshta pikërisht për këto arsye.

Nuk është e përkryera, por e papërkryera, ajo që ka nevojë për dashuri. Atëherë kur ne jemi të plagosur nga duart tona, ose nga duart e të tjerëve, atëherë duhet të vijë dashuria për të na shëruar – përndryshe për çfarë tjetër do nevojitej ajo?

Të gjitha mëkatet, përveç mëkatit ndaj vetes, dashuria duhet t’i falë. Dashuria e burrit është e tillë. Është më e gjerë, me e madhe, më shumë se sa ajo e gruas.

Ajo çfarë ato po bëjnë me ne (burrat) janë idhuj të rremë. Ti e ke bërë një idhuj të rremë nga unë, dhe unë nuk e pata guxim të zbres poshtë, të ti tregoj plagët, të ti rrëfejë dobësitë e mia. Kisha frika se mund ta humbisja dashurinë tënde, kështu siç e humba tani.”

Oscar Wilde, “Një burrë ideal”