SHARE

“Një poet është dikush që ndjen dhe që i shpreh ndjenjat e veta përmes fjalëve. Mund të ju duke e lehtë por nuk është.

Shumë njerëz mendojnë, ose besojnë ose e din që ndjejnë – por kjo është të mendosh, të besosh ose të dish; jo të ndjesh. Ndërsa poezia është të ndjesh – jo të mendosh, të besosh ose të dish.

Pothuajse secili mund të mësoj të mendoj, të besoj ose të di, por asnjë qënie njerëzore nuk të mësohet të ndjejë. Përse? Sepse kurdo që ti mendon, beson ose di, ti në njëfarë mase je dikush tjetër; por në momentin që ndjeni, ti nuk je askush tjetër përveç vetja jote.

Të jesh ‘askush tjetër përveç vetja jote’ në një botë e cila po e bënë të pamundurën, ditë e natë, për të ju bërë diçka tjetër – do të thotë të luftosh betejën më të vështirë që një qënie njerëzore mund ta luftojë.

Sa i përket të shprehurit me fjalë të ‘askujt tjetër pos vetëvetes’, do të thotë të punosh pak më shumë, sa që askush që nuk është poet nuk mund ta kuptojë. Përse? Sepse asgjë nuk është më e lehtë se sa ti përdorësh fjalët si dikush tjetër.

Ne të gjithë, e bëjmë saktëisht këtë për pothuajse shumicën e kohës – dhe sa herë që e bëjmë atë, ne nuk jemi poet.

Nëse, në fund të dhjetë apo pesëmbëdhjetë viteve të para të luftës tënde, punës tënde ose ndjeshmërisë tënde, ju e shkruni vetëm një rreshtë poezi, ju vërtetë do të jeni me fat.”

E.E. Cummings, “Miscellany Revised”