SHARE

 

“Në natën e njejtë, unë e shkrova tregimin e parë të shkurtë. Mu deshën tridhjetë minuta për ta bërë këtë. Ishte një përrallë e vogël dhe e errët për një burrë, i cili e gjeti një filgjan magjikë dhe mësoi se nëse loton brenda tij, lotët e tij ktheheshin në margaritarë.

Por, edhe pse ai gjithmonë kishte qenë i varfër, ai kishte qenë një njeri i lumtur dhe rrallëherë kishte derdhur ndonjë lotë. Kështu, ai gjeti mënyra për ta pikëlluar veten në mënyrë që lotët e tij ta pasuronin atë.

Ashtu siç grumbulloheshin margaritarët e tij, ashtu rritej edhe lakmia e tij. Tregimi përfundoi me një burrë të ulur mbi një mal me margaritarë, një thikë në dorë, duke lotuar pa shpresë brenda filgjanit, me trupin e vrarë të gruas së tij të dashur në krahët e tij.”

Khaled Hosseini, “Gjuetari i Balonave”