SHARE

“Kur një shkëmb e hidhni në ujë, ai do të shpejtojë drejt fundit më të thellë të ujit. Kështu ndodh edhe atëherë kur Siddhartha e ka një synim, një vendosmëri.

Siddhartha nuk bënë asgjë, ai pret, ai mendon, ai agjëron, mirëpo ai kalon përmes gjërave të botës ashtu si një shkëmb që kalon përmes ujit, pa bërë asgjë, pa u trazuar; ai është i lëshuar, e lejon veten të bie.

Synimi i tij e tërheq atë, sepse ai nuk lejon që në shpirtin e të hyjë ndonjë gjë e cila mund ta kundërshtonte synimin e tij. Kjo është ajo që Siddhartha e ka mësuar mes Samanasve. Kjo është ajo të cilën budallenjtë e quajnë magji dhe për të cilën ata mendojn se është bërë nga djajtë.

Asgjë nuk bëhet nga djajtë, nuk ekzistojnë djajtë. Secili mund të bëjë magji, secili mund t’i arrijë synimet e tij, nëse ai është në gjendje të mendojë, nëse ai është në gjendje të presë, në gjendje të agjerojë.”

Hermann Hesse, “Siddhartha”