SHARE

Pavarësisht nga qëllimi juaj, suksesi zakonisht është rezultati i shprehive pozitive. Në vazhdim ju paraqesim shprehitë e grave të suksesshme:

Ato kërkojnë ndihmë

Gratë e suksesshme zakonisht kanë një grup të mirë pune. Edhe pse mund të jetë një bashkëshort, një mike apo një koleg i besuar, gratë e suksesshme nuk e kanë problem të mbështeten tek të tjerët.

Ato i zgjedhin sfidat e tyre

Ne mund të bëjmë gjithҫka por ne nuk mund të bëjmë cdo gjë dhe gratë e suksesshme e dinë mirë këtë. Të kesh prioritet disa gjëra dhe të lësh të tjera mënjanë është zgjidhja.

 Ato kanë vetëbesim

Sigurisht të gjithë kemi momente pasigurie, pavarësisht të gjithave jemi njerëzorë. Por thellë thellë gratë e suksesshme e dinë se do të japin më të mirën e tyre kurdoherë.

 Ato përkujdesen për vetveten

Ju kujtohen instruksionet që ju jepen në avion për të vendosur maskën e oksigjenit përpara së të ndihmoni të tjerët. Gratë e suksesshme e dinë se nuk mund të ndihmosh të tjerët nëse nuk je vetë e plotësuar. Përkujdesja, ushqimi i mirë, fitnesi janë elementë të rëndësishëm për to.

Ato përqafojnë papërkryeshmërinë

Të përpiqesh për të arritur përkryeshmërinë kërkon goxha energji, ndërsa ta pranosh papërkryeshmërinë mund të jetë ҫliruese. Gratë e suksesshme konsiderohen të tilla pasi ato e përqafojnë dhe e pranojnë si të tillë papërkryeshmërinë e përditshme.

 Ato i shijonë edhe gjërat e vogla

Jeta është e mbushur me fitore të vogla. Mund të jetë përfundimi i një raporti në afatin e caktuar, por edhe një gote ҫaji të nxehtë. Të merrni pak kohë për të kuptuar vlerën e këtyre momenteve dhe t’i shijoni ato, mund të siguroni energjinë për të vazhduar përpara.

 Ato nuk e krahasojnë veten me të tjerët

Secili nga ne ka sfida dhe forcën individuale për ti përballuar ato. Të krahasohesh me të tjerët nuk ndihmon. Ndërkohë të fokusoheni te pikat tuaja të forta apo të dobëta mund t’ju ҫojë drejt suksesit.

Ato nuk qurraviten për gabimet e së shkuarës

Ne të gjithë bëjmë gabime. Gratë e suksesshme i pranojnë gabimet e tyre dhe mundohen të mësojnë prej tyre.

 Ato dinë si të thonë jo

Jeta është e mbushur me aktivitete dhe të thuash po për cdo gjë është e pamundur. Të jesh në gjëndje të thuash jo dhe të fokusohesh në gjëra të caktuara është dallimi e grave të suksesshme nga ato të zakonshme.

Ato nuk lejojnë që cikli t’i pengojnë

Edhe pse në ditët më të dhimbshme, më humor jo të lartë, apo të uritura gjatë gjithë kohës ato dinë si të përballojnë ngarkesën profesionale në gjithë atë trysni psikologjike dhe t’ia dalin, sepse janë gra të suksesshme.\bota.al