SHARE

“Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlenë edhe për lavdinë.”

“Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat.”

“Dallimi mes krenarisë dhe ambicies është ky: krenaria është bindja që kemi për vlerat tona superiore, në çfarëdolloj kuptimi; mendjemadhësia është dëshira për të nxitur te të tjerët bindjen se ne kemi vlera dhe në përgjithësi është e shoqëruar nga dëshira për të bindur edhe veten mbi këtë fakt.

Pra krenaria është një vlerësim i lartë për vetveten që vjen nga brendësia e njeriut dhe prandaj është e vetvetishme; ndërsa menemadhësia është dëshira për të arritur një vlerësim të tillë së jashtmi. Prandaj mendjemadhësia na bënë llafazan, kurse krenaria të heshtur.”

– Arthur Schopenhauer“Këshilla për jetën”