SHARE

Kur harruar do të jem
E larg nga vetja, të kem shkuar
Në një hije,a në një mungesë
Ti ke,për të më kujtuar.

Kur gjithçka e trishtë të qajë
Mos më zgjo, në dy sy
Lëre heshtjen, le të dehet
Në një natë,si kjo me shi.

Kur harruar do të jem
Në ndonjë datë, a ndonjë stinë
Lëre vitin,le të shkoj
Në një mall,a në një kujtim.

E kur vetja, nis e plaket
Fletë e lodhur, fjala e saj
Më mbajë për fryme, e dashur vete
Derisa, të më kesh gjallë.

Po nëse,vdes unë para teje
Ti mos,ma fal më asnjë ditë
Lëre dhimbjen,vet të vuaj
Le të thotë,heshtja ik..

Do më pëcjellin shirat,vjeshtat
Tek një lule,në një gjelbërim
Nuk ka varr, tha që na ndanë vetja
Jemi bashkë, në një kthim.

Kur harruar të jetë koha
Ti do, më njohësh përseri
I gjithë ky mall,ky trishtim
Do merr rrugë, për tek ti… !

Jegi