SHARE

Sonte letra më mbeti e thatë
Lapsi s’pranoj të shkruaj
Po ç’pat vallë për të shkruar?
Të mallkojë apo dikë t’a ketë uruar


Ti çpoj malet përmes vargjeve
T’i shëndrroj kodrat në harqe
Ta dridh tokën si një tërmet
T’ia merr detit ngjyrën e vet

Ç’pat sonte poeti për të shkruar?
Një elegji të kënduar në odat e dashurisë
Kujtimet e trishta në kohën e rinisë
Apo pse jasht ka borë, për bardhësinë
Dhe të fsheh të keqen e shpirtave, marrëzinë

Si dëshironi që sonte t’iu flas?
Me realitetin e epokës zemrat t’ua vras
Apo të mos i shkruaj tragjeditë
T’a mashtroni veten, si në komeditë

Dhe qeshuni, ngritni flamujt e gëzimit
Mos keni hallet për sfondin e trishtimit
As për blerimet e ikura, pranverat e paçelura
Ëndërrat e pajetuara, jetët e vjedhura

Jasht bie dëborë, brenda zjarr i pashuar
Afër vetes iluzionet, realiteti i larguar

Sonte letra më mbeti e thatë
Si thatësija e njerzimit
Njerzimi luan në teatrin e vdekur
Njerzimi-një ndjesi e arratisur

Medina Pasoma