SHARE

Eja mbështillu me unin tem

Nji herë pështyje

Pastaj bëhu një me të..

Pije helmin tek porta

Se vrerë s’ka

Asht si shija e kohës.

N’kalendar datat rrinë varun

Koha âsht veq emên,

Ajo nuk ecë si koha jote

Ajo asht n’mua

Si ura mbi lumin dredharak,

E ti vallëzoje n’urën teme

Tuj kujtue se m’ke pushtu

Temelin e ke t’vështirë me harrnue

Prej fijeve tua âsht zhbâ…

Mos harro’

Je veq udhëtare n’urën e kohës teme

E kurrë s’ke me kuptue

Pse ura jeme s’asht prej guri a druni

Ndoshta, duhet të notosh në mendjen teme,

Në kjofsh e zonja e lutjeve tua

Fale unin tem..

 

Donart Rexhbogaj