SHARE

 

Frikë e hije do t’ sillen prore,
sot e mot plot mugëtimë,
po s’ndezi shpirtin një shkëndi,
një dëshirë, sa një grimë!

Po s’u feks në sy mëngjesi,
mall e zjarr sall deri n’gjakim,
gri veshë qielli, vel me hije,
ç’dashuri, pa përvëlim!?

Po s’u ndez si flakë e parë,
agim e gëzim, frymëzim i ri,
akujt zemres si t’i tretë
pa afsh thellë, pa çmenduri?

Po s’u shkri shpirti menatë,
verë e erë përherë të dehë,
ëndërrvrarë endesh hije,
nëpër botë pa cak pa fre.

Frikë e hije do t’sillen prore,
sot e mot plot mugëtimë,
po s’ndezi shpirtin një shkëndi,
një dëshirë, sa një grimë!

Kastriot Berisha