SHARE

Kur përcjelli këngë pa fjalë
Kujtoj baladat një nga një
Çdo imazh i heshtur në vete
Sodit bukur, kur të shoh në sy

Të kujtoj deri në njohje
Kur buzëqeshur
Të ketë dhe fjala
Zë as heshtje, nuk bëjnë zhurmë
Kur mendimet, dalin para

Kur dëgjoj si pa frymë
Ashtu qetë e pa guxim
Dëshiroj të bëhem përrallë
Përrallë e bukur në lexim

E kur çdo erë të ketë shkuar
Rrugë të reja do shtroj koha
Ndër motmote për të festuar
Çdo ditëlindje, zemra jote

Kur urimet të jenë plakur
Një ditë tjetër prapë do vij
Do të takojë në gëzime tjera
Ndoshta edhe në të tjera stinë

Kur stolisur pemët të jenë
Do kujtoj vjeshtën me ngjyra
Në një gëzim,
A në një urim
Unë kam, për të të kujtuar!

– Jegi