SHARE

Kur t’i biesh përtej rrethit të fjalës
Mos e lexo rreshtin e pare
As fjalën e fundit
Mos u ndal kurrë në dy pika
E as te ajo presje
Më shumë se kaq
Nuk e thotë as vetë fjala

Kur t’i biesh përtej rrethit të fjalës
Deri këtu ke mundur të më njohësh
Deri këtu të ka njohur fjala
Përtej mendimit nuk mund të shkohet
Edhe në iluzione
… ka pasur dilema…!

Jegi