SHARE

Të bënim edhe një copë udhë bashkë
Çapat në ujë do t’i thaja
Për vdekjen më nuk do të qaja
Sikur të preknim legjendat e kreshnikëve
Muji vëngër s’do t’na shihte
Gjokut bashkë do t’i hipnim
Kalëruar jetës ti zbrisnim

Sikur të flisnim me zë
Shkronjat s’do t’më iknin
Lapsat s’do të thyheshin
Letrat do të nxiheshin

Të bënim edhe një copë udhë bashkë
Çapat në ujë do t’i thaja
Për vdekjen tënde më nuk do të qaja
Lufta do të vinte si në lojëra
Ku krismat vijnë vetëm nga goja
Ku vuajtjet duken  si bekim
Unë s’do të mrizoja nën hijen e lisit tim

Do të fshihesha nën çadrën tënde o Atë
Në fytyrë më pak, më pak do  kisha gjak
Shalakatur do të ecja
Sikur të ecnim edhe një copë udhë bashkë…

Sikur kjo udhë të mos pritej
Sikur ëndrrat të mos zgjoheshin
Kuptimi vetën s’do ta njihte
E ne të dy …
Shkronjave e fjalëve do t’u vinim kapak
Sikur…
Të ecnim bashkë edhe pak

Gazmend M. Bytyçi