SHARE

Këtu në ‘Big Think’ ne flasim shumë për Nietzschen. Mbi idetë e tij për Zotin, jetën, mendjen apo politikën. Këto tema vazhdojnë të jenë me interes edhe për lexuesit laik të filozofisë. Megjithatë, idetë e Nietzsches nuk janë edhe pa kritikët e tyre. Sot, do të shohim një nga kritikët më të mirë dhe më të ashpër të Friedrich Nietzsches, filozofin Bertrand Russell.

Kush ishte Bertrand Russell?

Bertrand Russell ishte filozof britanik i cili është marrë me shumë fusha studimi. Kontributi i tij në logjikë ishte paradigma e ndryshimit, ndërsa shkrimet e tij mbi dashurinë bashkëkohore ishin aq tronditëse për bashkëkohësit e tij, saqë qysh nga botimi i librit “Martesa dhe Moralet” (1929) i’u bë e pamundur të gjente një punë për disa kohë. Ndonëse sot ne i gjejmë këto ide radikale si diçka shumë normale, ai në atë kohë u dëbua për shkak të tyre. Me futjen e tij në listën e zezë akademike, situata i’u përkeqësua aq shumë sa, që për t’i paguar faturat e tij ju desht të shkruaj librin “Një Histori e Filozofisë Perëndimore”.

Çfarë ka për të na thënë?

Në historinë e tij, Russell shkruan një kapitull të tërë mbi Nietzschen. Megjithëse burimet e tij ishin përkthime të hershme, Russell u kritikua për keqkuptimin e mendimit të Nietzsches, por prapëseprapë kritikat e tij mbi Nietzschen kanë një peshë dhe duhet të merren në konsideratë.

Russell fillon duke shpjeguar se Nietzsches nuk i mungonte intelegjenca dhe madje i lavdëron disa nga njohuritë e tij. Ai shpjegon mendimin ‘niçean’ në etikë dhe religjion ashtu siç e kuptoi,  bashkë me një biografi të saktë, dhe pikërisht pas kësaj Russell e fillon sulmin e tij.

Ai e dënon “trillimin e pushtetit si diçka të pavlerë”, ku kjo është edhe etika e Nietzsches. Ai thekson se çdo analist tjetër ka gjetur se feja është përdorur nga fisnikët për të kontrolluar të varfëritë dhe jo siç e argumenton Nietzsche se përdoret nga të dobëtit për të kufizuar ambiciet e njerëzve të fuqishëm. Ai argumenton më tej se Nietzsche ishte një megaloman dhe kjo bazë e dobët i bën pikëpamjet e tij etike të diskutueshme në kuptimin e përdorimit të vërtetë. Ai gjeti zotësinë e Nietzsches për të arsyetuar vuajtjet e miliona njerëzve për hir të një njeriu të madh e të tmerrshëm. Duke e cituar Nietzschen nga “Gjeanologjia e moralit”, ai nxjerr këtë pasazh:

“Revolucioni e bëri Napoleonin të mundshëm: ky është arsyetimi i tij. Ne do të duhet ta dëshirojmë kolapsin anarkik të të gjithë qytetërimit tonë, nëse rezultati i saj do të ishte një shpërblim i tillë.”

 

Ai e përfundon kapitullin duke hequr të gjitha paqartësitë e mendimit të tij për Nietzschen.

“Unë nuk e pëlqej Nietzschen, ngase ai parapëlqen të ja jep mendimit si detyrë  soditjen e dhembjes, ngase njerëzit që ai admiron më së shumti janë pushtuesit, lavdia e të cilëve është zgjuarsia për t’i bërë njerëzit të vdesin, por mendoj se argumenti përfundimtar kundër filozofisë së tij, është kundër çdo etike të pakëndshme, por brenda vetë konsistencës nuk qëndron në një thirrje ndaj fakteve, por në një thirrje për emocionet: Nietzsche përbuz dashurin universale, ndërsa unë e ndjej atë si fuqinë motivuese për gjithçka që unë dëshiroj për botën. Ndjekësit e tij e kishin periudhën e tyre, por mund të shpresojmë se do të ju vije fundi sa më shpejtë. “

Me “ndjekësit” Russell nënkupton Nazistët

Kundërshtimi i tij ndaj mendimit ‘niçean’ do të shkojë përtej kësaj. Russell ishte një filozof analitik, ndërsa Nietzsche ishte një filozof kontinental. Të dy shkollat kanë tendencën të shohin njëra tjetrën me pak dyshim, pasi filozofët analitikë nuk gjejnë tek homologët e tyre rigorozitet ndërsa kontinentalët i shohin analitikët si të shkëputur tërësisht nga problemet e jetës.

Russell ishte një socialdemokrat i vjetër i Punës ndërsa Nietzsche e përbuzte demokracinë dhe socializmin. Russell ishte një utilitarist ndërsa Nietzsche e urrente atë sistem të mendimit. Russell mendonte se vuajtja ishte e keqe, përkundrazi Nietzsche mendonte se mund të jetë e mirë. Russell ishte një aristokrat (një lajmëtar) i cili mendonte se njeriu i zakonshëm kishte virtytin, Nietzsche nga ana tjetër ishte një njeri i zakonshëm që mendonte se virtyti ishte monopolizuar nga të paktët.

Por prisni, si ka mundësi të jenë të dy ateist të famshëm nëse ata ishin në kundërshtim me çdo gjë tjetër?

Të dy, Nietzsche dhe Russell, janë bërë të famshëm për ateizmin e tyre intelektual. Nietzsche është i njohur për deklarimin se “Zoti ka vdekur”, në librin “Shkenca gazmore” (1882). Russell është po aq i njohur me librin e tij “Pse unë nuk jam i krishterë” (1927). Ata të dy pajtohen se nuk ka Zot. Por për kundër kësaj, ata nuk pajtohen pse feja është e keqe dhe çfarë duhet të bëjmë pastaj me një shoqëri sekulariste.

Nietzsche e pa fenë si një moral të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe veçanërisht të keqe për individët që kanë shpirt të lirë dhe potencialin e ‘Mbinjeriut’. Ai gjithashtu kishte shqetësime mbi aftësinë e besimit fetar për të mbajtur nihilizmin nën tutelë, edhe tek një botë post-moderniste.

Russell e pa besimin fetar si një botëkuptim joshkencor që nuk kishte më ndonjë dobi që kishte pasur më parë. Ai e kundërshtoi atë, sepse besimi fetar kishte shkaktuar më shumë vuajtje se sa që ishte i vlefshëm, gjithashtu, i inkurajonte njerëzit që të vepronin mizorisht, jo logjikisht dhe dogmatikisht.

Dallimet themelore midis dy filozofëve shprehen këtu.

Nietzsche është i shqetësuar pak për efektet e fesë, ndërsa Russell është shumë më shumë i shqetësuar në këtë aspekt. Shqetësimi i Nietzsches lidhej me botën që ishte duke shkuar në skëterrë pa një sistem që ta shpëtonte nga nihilizmi, ndërsa Russell donte ta përmirësonte botën duke i ndihmuar njerëzit që të bëheshin më shkencorë pa u shqetësuar për problemin e nihilizmit.

Megjithatë, Russell pajtohet me Nietzsche në një pikë sa i përket fesë. Në “Historinë e Filozofisë Perëndimore”, ai pranon se mënyra e jetesës së Dostojevskit ishte e kufizuar padrejtësisht nga devotshmëria e tij ekstreme, pasi Dostojevski do të duhej të shkonte në telashe të mëkatimit vetëm për të pasur një mundësi tjetër për t’u penduar. Por, gjersa Nietzsche i sheh të gjithë njerëzit e mëdhenj të penguar nga feja ashtu si Dostojevski, për Russellin rasti i Dostojevskit është veçse një rast i veçantë.

Pra, a është Nietzsche kaq i tmerrshëm?

Nietzschen që e sulmoi Rusell është “Hard Nietzsche”, sot ne e konsiderojmë një Nietzsche që është pak më i dashur dhe i cili shpesh quhet “Soft.” Ky ndryshim është për shkak të studimit në rritje, heqjes së disa redaktimeve në krahun e djathtë në dorëshkrimin e tij dhe të de-nazifikimit në përkthimet e Walter Kauffmannit.

Disa nga qëndrimet që Russell ia sulmon, si “trillimi i pushtetit” nuk mendohen më si qëndrime të Nietzsches dhe se idea e Russell që Nietzsche argumentoi për superioritetin biologjik të fisnikut në shpirt ishte e gabuar. Ndërsa disa nga argumentet që Russell hedh poshtë, të tilla si pohimi se “morali i skllavit” te krishterimi është përdorur kundër fisnikëve dhe jo për të mbajtur të varfërit në kontroll, janë mendime që Russell duket që nuk i kap.

Pavarësisht, edhe me këto gabime dhe keqkuptime, kritikat e Russell qëndrojnë si një përgjigje demokratike, e barasvlershme ndaj shkrimeve aristokratike të Nietzsches. Russell argumentoi dhe veproi, për t’i dhënë fund vuajtjeve të të gjithë njerëzve, qoftë përmes shkrimeve të tij apo edhe jetës së tij. Russell na kujton se nëse nuk tronditemi kur lexojmë Nietzschen, atëherë nuk jemi duke e lexuar atë në kuptim të ngushtë.

Dallimi i theksuar midis këtyre dy mendimtarëve të mëdhenjë, së bashku me fushat e tyre që i mbrojnë, është dallim i atillë, nga i cili, të gjithë ne mund të mësojmë diçka.

Përktheu: Arian Musa

(Marrë nga Virtualsophists)